Do të aplikohet për udhëtimet e gjata nga 2024

Për herë të parë pasagjerët të cilët zgjedhin klasin ekonomik për fluturimet e tyre do të kenë mundësinë që të kenë në dispozicion shtretër gjatë udhëtimit të tyre.

Kompania Air New Zeland ka lançuar konceptin e saj të ri, “Skynest” i cili përfshin 6 hapësira gjumi me gjatësi të plotë në avionët Boeing 787 Dreamliners të cilët do të hyjnë në shërbim në vitin 2024.

Këto zona gjumi për pasagjerët do të vendosen midis Kabinave Premium Economy dhe Klasit Ekonomik. Ata përfshijnë jastëk me madhësi të plotë, shtratin e gjumit, priza , një dritë leximi, portë karikimi USB si dhe sistem ventilimi .

Sipas CNN kjo veçori për pasagjerët  e klasit ekonomik do të ofrohet në udhëtimet me distanca të gjata. Zona e fjetjes mund të rezervohet për 4 orë dhe personi që zgjedh këtë shërbim do të paguajë një kosto ekstra.

Tv Klan