Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, e cila ka denoncuar vazhdimisht aferën e inceneratorëve, thotë se dokumentet dhe faturat financiare për këtë çështje ja kanë dërguar në email.
E ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Kryemadhi u shpreh se këto dokumente i janë dërguar nga një adresë e panjohur nga jashtë Shqipërisë.
Monika Kryemadhi: Dhe çështjet e inceneratorëve, jo se ne jemi më të zotët, por fati ishte që bashkëpunimi ynë solli në atë pikë që ne patëm dokumente dhe faturat financiare.
Blendi Fevziu: Nga i gjetët ju faturat financiare?
Monika Kryemadhi: Për hir të së vërtetës mua më kanë ardhur me email, IP është jashtë Shqipërisë. Edhe është institucion zyrtar.
Lorenc Vangjeli: Institucion zyrtar?
Monika Kryemadhi: Informativ.
Blendi Fevziu: Çfarë ju erdhi me email?
Monika Kryemadhi: E gjithë dosja.
Blendi Fevziu: Ju hapët, bëtë një klik dhe gjetët dosjen? Një nga dosjet më korruptive?
Monika Kryemadhi: Po, siç më kanë ardhur dhe shumë materiale të tjera që ja u kam disponuar edhe partnerëve ndërkombëtar, edhe institucioneve të tjera.
Blendi Fevziu: Pra, kjo dosje ishte e nisur nga një adresë e panjohur me IP jashtë Shqipërisë dhe mbërriti në zyrën tuaj.
Monika Kryemadhi: Mbërriti në emailin tim zyrtar. Dhe ja kam vënë në dispozicion dhe prokurorisë.
Blendi Fevziu: Çfarë garancie kishit ju që këto dokumente ishin të sakta?
Monika Kryemadhi: Se ishin të protokolluara dhe ne pastaj i kërkuam dhe i morëm.
Blendi Fevziu: Pra ju bëtë edhe një verifikim paraprak të dokumentacion.
Monika Kryemadhi: Patjetër!
/tvklan.al
/tvklan.al












Botërori 2026 
