Kryeministri Edi Rama ka dërguar në Presidencë sot në 3 shtator emrin e Klodiana Spahiut për emërimin si ministre të Shëndetësisë.

Sipas procedurës që përcakton Kushtetuta, Presidenti ka shtatë ditë kohë që të shprehet me dekret. Më tej, emri i Spahiut do i përcillet parlamentit, ku do votohet në seancë plenare.

Pas miratimit në Kuvend, Klodiana Spahiu bën betimin dhe merr zyrtarisht postin e ministres së Shëndetësisë.

Klodiana Spahiu, ministrja e re e Shëndetësisë

Klodiana Spahiu do të zëvendësojë ministren e dorëhequr të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Salën. Kryeministri ka njoftuar grupin parlamentar për përzgjedhjen e tij, që aktualisht është nënkryetare e parlamentit.

Klodian Spahia është deputete e qarkut të Durrësit prej 2009 dhe ka ardhur në politikë nga bluzat e bardha.

Ajo ka përfunduar studimet për mjekësi të përgjithshme dhe është e specializuar për kardiologji dhe ka kryer studime pasuniversitare në Itali. Spahiu ka qenë dhe anëtare e nënkryetare e Komisionit të Shëndetësisë dhe është angazhuar në nismat e ndërmarra nga socialistët në këtë sektor.

/tvklan.al