U dënua me 18 vjet burg për vrasje

Kudret Shametaj, i dënuar me 18 vjet heqje lirie për vrasjen e një personi, u ekstradua nga Greqia.

Burime zyrtare të policisë thonë se 55-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi u dënua nga Gjykata e Tiranës për veprat penale vrasje dhe armëmbajtja pa leje. Shametaj vrau me armë zjarri një person me iniciale A. M.

Arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Greqia drejt vendit tonë erdhi si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina./tvklan.al