Për shumë njerëz, proshuta e derrit është shumë e shijshme. Megjithatë, ky ushqim i cili konsumohet shumë, është i lidhur me shkaktimin e llojeve të ndryshme të kancerit.

Studiesit nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimet rreth Kancerit thonë se proshutat janë dyfish të dëmshme, sepse është mish i kuq dhe i përpunuar në të njëjtën kohë.

Në një sesion pytjesh dhe përgjigjesh, një komitet i shkencëtarëve nga Organizata Boterore e Shëndetsisë shpjegoi se mishi i kuq i përpunuar është kancerogjen.

“Sipas vlerësimeve më të fundit nga Projekti Global i Sëmundjeve, një organizatë e pavarur akademike, rreth 34,000 vdekje nga kanceri në vit në mbarë botën i atribuohen dietave me mish të përpunuar”

, thanë shkencëtarët, duke shtuar se mishi i përpunuar mund të jetë përgjegjës për 50.000 vdekje nga kanceri në vit në mbarë botën.

Mish i kuq i përpunuar mund të rrisë rrezikun e kancerin të zorrëve, të pankreasit dhe kancerit të prostatës në shkallë të ndryshme.

Kohët e fundit, një studim i botuar në European Journal of Cancer tregoi se konsumimi i mishit të përpunuar si proshuta mund të shkaktonte një rritje në rrezikun e kancerit të gjirit. Megjithatë, kjo nuk është vërtetuar ende përfundimisht./tvklan.al