Banorët e përmbytur nga liqeni: Virusi na goditi më shumë

Numri i të infektuarve në qytetin e Kukësit është 18 persona me Covid-19. Fatmirësisht pjesa më e madhe e tyre janë shëruar. Zyrtarisht të infektuar aktivë janë vetëm 5 raste.

Kjo periudhë e izolimit për shkak të koronavirusit ka ndikuar ndjeshëm në ekonominë familjare të qytetarëve të Kukësit. Por një ndikim më të madh tek banorët janë tokat, që i kanë të përmbytura nga Liqeni i Fierzës, pasi jetojnë në varfëri ekstreme.

Ndaj kreu i Shoqatës së Familjeve të Tokave të Përmbytura, i ka bërë apel qeverisë që këto familje të futen në skemat e asistencës sociale.  

Rreth 5 mijë familje, tokat e të cilëve janë përmbytur nga ndërtimi i hidrocentralit të Fierzës, vijojnë të kërkojnë të dëmshpërblehen. Dhe prej më shumë se dy dekadash nuk janë dëmshpërblyer.

Ndërtimi i hidrocentralit të Fierzës në vitin 1978, përmbyti Kukësin e vjetër dhe 36 fshatra të rretheve Kukës, Has, Tropojë dhe Pukë. Nga llogaritjet e bëra janë përmbytur më shumë se 3,500 ha tokë bujqësore, rreth 300 ha pyje dhe kullota, si dhe qindra hektarë troje.

Klan Plus