Që nga viti 2003, në Buenos Aries gjatë muajit Gusht mbahet Festivali Botëror dhe Kupa e Botës në Tango.

Këtë vit festivali ka nisur në datën 8 Gusht dhe do të zgjasë deri në datën 21. Në këtë festival do të ketë aktiviteteve të ndryshme si koncerte, performanca nga kërcimtarë profesionist dhe kurse kërcimi.

Kompeticioni është i ndarë në dy kategori, Tango Salloni, ku rregullat janë më të rrepta dhe kërkohet të zbatosh me përpikmëri lëvizjet tradicionale të tangos, dhe Tango në Skenë, i cili të jep më shumë liri dhe mund të përmbaj elemente nga kërcime të tjera, si baleti.

“Në 3 minuta është një lidhje e fortë mes burrit edhe gruas, e cila i bën ata të harrojnë gjithçka në atë moment, tango kërcehet me këmbë, por ndjehet në zemër.”

Më parë ky kompeticion ishte i hapur vetëm për çiftet të përbëra nga një burrë dhe një grua, por që nga viti 2013 rregullat kanë ndryshuar, duke pranuar edhe çifte të të njëjtës gjini.

Klan Plus