Futbollistët e kombëtares po e presin me ankth ndeshjen e parë të Europianit, emocionet janë të pashmangshme nga përballja me kampionët në fuqi të Europës, por motivimi dhe dëshira për të marrë maksimumin e mundshëm është e madhe.

Qazim Laçi: Të treja ndeshje të vështira, të gjithë lojtarët mezi presin të fillojë Europiani, ndeshja e parë pak me stres, por të gjithë shumë të motivuar.

Në rrethet e tifozëve ka një besim se Kombëtarja ka më shumë mundësi me Italinë në krahasim me ekipet e tjera të grupit. Por lojtarët e njohin kundërshtarin dhe e dinë vështirësinë e lojës.

Qazim Laçi: Do jetë përballje e vështirë që nga fillimi i shortit e dinim që do jetë e rëndësishme, të gjithë po japin maksimumin në stërvitje, dhe duhet luftuar deri në fund.

Lojtarët janë të impenjuar maksimalisht për të bindur Sylvinhon dhe stafin për një vend titullar në ndeshjen e parë ndaj Italisë.

Tv Klan