Ka disa gjëra që mund të gjesh brenda fshesës me korent, e disa të tjera që padyshim nuk mund ta imagjinosh se mund të ndodhen brenda saj, si për shembull një gjarpër.

Është pikërisht ky vendi ku një ekspert kafshës gjeti një të tillë.

Një çift në York të Britanisë zbuluan një gjarpër me ngjyrë portokalli të ndezur që po dilte nga dollapi. Duke mos e ditur nëse ishte helmues ose jo, ata kontaktuan autoritetet përkatëse për ndihmë. Ndërkohë, zvarraniku u fut me shpejtësi tek fshesa me korent, për t’u fshehur.

Gjarpëri ishte rreth 61 centimetra i gjatë dhe fatmirësisht jo helmues./tvklan.al