Haxhiu: Po negociojmë me opozitën

Qeveria e Kosovës është duke bërë përpjekje që të krijoj konsensus me grupet parlamentare të Kuvendit të Kosovës për të votuar amendamentet kushtetuese për vetingun në sistemin e Drejtësisë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në seminarin e Rose-Roth, të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e ka cilësuar të rëndësishme Reformën në sistemin e Drejtësisë.

Ajo ka shfaqur shpresën që shumë shpejtë Kuvendi i Kosovës do të themelojë komisionin Ad Hoc ndërsa ka njoftuar se kanë zhvilluar takime me grupet parlamentare opozitare.

Pikërisht për shkak të mospajtimeve për mënyrën se si po shqyrtohen reformat në drejtësi para më shumë se një muaji deputetja Doarsa Kica kishte dhënë dorëheqje nga Lista Guxo që është pjesë e grupit parlamentar të LVV-së duke iu bashkuar LDK-së. Ndryshimet në amendamentet kushtetuese për vetingun në sistemin e Drejtësisë janë proceduar në Kuvendin e Kosovës para më shumë se një muaji.

Tv Klan