Trupi i pajetë i 21 vjeçarit Aldi Rama që vrau dy ditë më parë nënkomisarin Saimir Hoxha është larguar nga morgu, pas kryerjes së autopsisë.
Burimet bëjnë me dije se asnjë familjar nuk ka shkuar të tërheqë trupin e tij, por ai është transportuar përmes agjencisë funerale natën vonë dhe i pa shoqëruar me skedë vdekjeje, që është një procedurë që zbatohet gjithmonë.

Askush nuk ka bërë pagesat as në agjencinë funerale, mësohet vetëm se kjo agjenci e ka cuar trupin e pajetë në lagjen nr 13 në Durres, ku jeton nëna dhe vëllai i madh i tij së bashku me tezen.
Nga autopsia rezulton që Aldi Rama ka marrë një plumb në ballë. Sipas policisë ai u vetëplagos, teksa ishte në kërkim nga FNSH dhe RENEA, pak orë pasi qëlloi mbi policin Saimir Hoxha.
Prindërit e Aldi Ramës ishin të divorcuar dhe ai jetonte tek gjyshërit në Lezhë.
Klan News












Botërori 2026 
