Ristani: Organet e reja që do të zgjidhen do të jenë në zyrat e selisë së PD që më 12 Dhjetor

Kuvendi i 11 Dhjetorit i Partisë Demokratike i thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha mund të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”. Lajmi i mësuar nga burime të Klan News nuk është mohuar nga ish-Sekretari i PD, Arben Ristani. Gjatë një interviste për moderatoren Mirela Milori ai ka pohuar se është një prej alternativave kryesore.

Duke qenë se Lulzim Basha ka deklaruar se nuk e njeh këtë Kuvend dhe ka thirrur një tjetër më 18 Dhjetor, mendohet se demokratët po shkojnë drejt një partie me dy koka. Por për Ristanin kjo nuk qëndron. Ai shprehet se i vetmi Kuvend legjitim është ai i 11 Dhjetorit, vendimet e të cilit kanë fuqi të plotë.

Ish-Sekretari i demokratëve, që ka qenë një nga kritikët e kahershëm të kryetarit aktual të PD ka theksuar se Basha duhet të sqarojë sa më parë para drejtësisë rolin e tij në skandalin e “Toyota Yaris”.

Klan News