Kosova do kërkojë anëtarësimin sa më parë në NATO
Pas pushtimit rus nga Ukraina, Kosova ka shtuar shpresat për t’u anëtarësuar në procedurë të përshpejtuar në NATO. Janë partitë opozitare që kanë kërkuar nga institucionet e vendit që të kërkohet anëtarësimi i Kosovës në NATO, si domosdoshmëri e kohës.
Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj ka kërkuar një bazë të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë si dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO Kuvendi të enjten pritet që të miratojë një rezolutë për ngjarjet në Ukrainë.
Mimoza Kusari Lila: Kërkoj nga mekanizmat e BE që të bëhet qartë dallimi mes shteteve që u rreshtuan pro vendeve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s dhe vendeve që refuzuan të bëjnë një gjë të tillë, siç është rasti i Serbisë.
Besnik Tahiri: Kemi adresuar disa çështje që janë me rëndësi që ndërlidhen me veprimet më të shpejta në antarësimin e Kosovës në NATO.
Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj një ditë më parë ka kërkuar që të hapet një fond për financimin e ushtrisë së Kosovës.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 