Quhet Angel Spaho. Është 32 vjeç dhe prej vitesh ka zgjedhur të bëjë një punë aspak të zakontë. I detyruar prej kushteve të vështira ekonomike kur ishte vetëm 16 vjeç, i vetëm, në pozitat e emigrantit në Greqi, filloi të punonte si striptist në klabet greke dhe madje ofronte dhe shërbime ekstre për klientet kundrejt pagesës.

Në sajë të kësaj pune, Angel fitonte të ardhura të larta falë të cilave paguante strehën ku jetonte dhe shkollimin e tij.

“Si fillim m’u desh ta bëja këtë punë, por m’u duk edhe sikur më plotësonte për arsye financiare dhe më pas fillova u mësove me këtë gjë edhe më sillte shumë të ardhura”.

Në vitin 2010, Angel u kthye në Shqipëri dhe prej atij momenti punon dhe jeton në vendin e tij. Punën që ka bërë për thuajse 15 vite, e pranon pa e gjykuas aspak veten e tij.

“Nuk e gjykoj veten time aspak dhe arsyet përse e kam bërë e di vetëm unë. Është gjithçka që më përket vetëm mua dhe nuk i përkasin askujt tjetër”.

Sot, babai i një djali 11-vjeçar, pas mbylljes së klabeve prej pandemisë, ai nuk punon si stripist apo si zhigolo, por si barist dhe menaxher lokali edhe pse ka studiuar për fizioterapi. Por a do ta zgjidhte sërish Angel të njëjtën punë për të fituar të ardhura më të larta në jetën e tij?

Historinë e tij ai ka zgjedhur ta ndajë me publikun shqiptar në emisionin Rudina në Tv Klan. 

Si filloi punë si zhigolo në Shqipëri? Flet 32-vjeçari: I zhvishja vajzat nudo dhe kërceja me ato

Angel Spaho është një 32-vjeçar i cili ka punuar si striptist në lokale nate në Greqi dhe si zhigolo. Më pas ai u kthye në Shqipëri dhe këtë profesion e ka vazhduar edhe në vendin tonë. I ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan, Angel ka treguar se si nisi punë në Shqipëri. Gjithçka filloi nga një lokal nate ku kishte shkuar dhe aty kërcente me vajzat.

Ai tregon se menaxherja e këtij lokali vuri re lëvizjet e tij si striptist dhe që nga ai moment gjithçka ndryshoi.

Angel: Në fillim kam nisur si kamarier në lokal dhe pastaj hipi në skenë një ditë dhe aty më vlerëson menaxherja e lokalit. I hyra kësaj pune pastaj. Që atë ditë dhe deri sa vazhdova që të mësohesha.

Rudina Magjistari: Si striper ti thjesht kërceje apo jo?

Angel: Thjesht kërceja, performoja, lëvizje, prekesha me klientët, në mënyrë që ata të më shikonin, vlerësonin dhe paguanin.

Rudina Magjistari: Përsa kohe ti bëje këtë profesion, e thoje lirshëm që ‘unë jam stripër dhe zhigolo’?

Angel: Po, sepse ishte mosha dhe nuk kisha asnjë lloj problemi. Nuk kisha ndrojtje që të tregoja sepse mosha e tillë është adrenalinë.

Rudina Magjistari: Më pas u shndërrove në një zhigolo apo jo? Ne kur themi zhigolo na kujtohet filmi me Richard Gere. Ashtu ka qenë edhe jeta jote në atë periudhë?

Angel: Një pjesë e jetës time ka qenë edhe ashtu. Sepse filluan duke më njohur dhe më shumë kërkesa, mosha që kisha dhe filluan më shumë kërkesa.

Rudina Magjistari: Ti këtë profesion e ke zhvilluar në Greqi. Më pas edhe në Shqipëri kur je kthyer ke bërë të njëjtën gjë?

Angel: Jo. Ka ndodhur diçka rastësi. Kur shkova në një strip këtu për qejf, futem aty dhe duke kërcyer me vajzat më vjen dhe më thotë një zonjë rreth 40 vjeçe më pyeti mos ke punuar diku sepse lëvizjet ishin shumë profesionale të miat, biles i zhvishja dhe nudo vajzat dhe unë kërceja me ato. Nga aty ajo më pa dhe fillova duke pasur më shumë kërkesa dhe këtu. Është e vërtetë që edhe këtu ka më shumë kërkesa se jashtë.

/tvklan.al