Teksa Franca vazhdon rrugëtimin e saj në Kampionatin Europian, Kylian Mbappe po përpiqet që të mësohet me maskën mbrojtëse që duhet të mbajë.

Është hera e dytë që Mbappe luan në fushën e blertë me maskë në fytyrë, teksa e përshkruan si tmerr këtë eksperiencë.

“Është e tmerrshme të luash me maskë. Unë vazhdoj të ndërroj maska sepse sa herë ka diçka që nuk shkon ose që më shqetëson. Është e vështirë të luash me një maskë sepse ajo më kufizon fushën e shikimit. Ditët e para u ndjeva sikur mbaja syze 3D dhe nuk isha unë që luaja. Nëse do të mundja ta hiqja maskën, do e bëja, por tani nuk mundem pasi nuk kam zgjidhje tjetër. E urrej. Është vërtet e bezdisshme. Më është dashur ta ndryshoj pesë herë,” është shprehur Mbappe.

Gjatë fitores së ngushtë 1-0 të Francës ndaj Austrisë, në ndeshjen hapëse në Euro2024 që u zhvillua më 17 Qershor, 25-vjeçari goditi pa dashje me kokë në shpatullën e mbrojtësit austriak Kevin Danso./tvklan.al