Promovon produktet e saj më të fundit “Kylie Skin”

Bukuroshja, Kylie Jenner ka gjetur mënyrën e duhur për të promovuar produktet e saj më të fundit të “Kylie Skin”. Përmes rrjetit social Instagram, sipërmarrësja e famshme ka postuar disa poza ku shfaqet mjaft provokuese.

24-vjeçarja mori gjithë vëmendjen e 5.6 milionë ndjekësve në profilin e Instagramit të “Kylie Skin”, pasi u shfaq e veshur me një body transparent, ngjyrë lejla. Me pozat seksi, nëna e dy fëmijëve paralajmëroi se produktet më të reja do të dalin në treg javën e ardhshme.

Kujtojmë se fillimisht Kylie themeloi kompaninë e saj të kozmetikës në vitin 2015, me kompletet e saj për buzët. E që atëherë ajo ka përfshirë edhe produkte të tjera, duke përmendur kujdesin e lëkurës apo produkte për fëmijë dhe rrobat e banjës.

Klan News