Kolumbia është goditur nga një tërmet i fuqishëm. 440 të vdekur dhe rreth 1500 të plagosur është bilanci i termetit. Presidenti i Kolumbisë, Andrea Spastrana ka anulluar çdo udhëtim të axhendës së tij dhe i ka bërë thirrje popullit të tij për solidaritet.

Rrezikon të kthehet në krizë politike çeshtja e mbetjeve nukleare në Gjermani. Sektori energjitik ka kërcënuar se do bojkotojë negociatat mes tyre dhe Qeverisë nëse nuk pranohet projekti ekologjistëve për ndalimin e hedhjeve të skorjeve duke nisur nga viti 2000.

Kancelari gjerman Shreder ka deklaruar se është dakort me projektin por duhen rreth tre javë për t’a studiuar. 11 të vdekur dhe 59 të plagosur është përfundimi i sulmit me raketa amerikane ndaj qytetit Bazara në Irak.

Çeshtja Klinton diskutohet me dyer të mbyllura. Papa Gjon Pali II ka vizituar Meksikën. 120 mijë persona të mbledhur në stadium në Meksiko ka festuar largimin e Papës për në Amerikë./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori