Lart e poshtë po thuhet se lidhja e aktores së njohur turke Demet Özdemir dhe Oğuzhan Koç, e cila nisi në fillim të këtij viti, mori fund. Sipas mediave turke dyshohet se arsyeja e ndarjes së çiftit është bërë refuzimi i Oğuzhan Koç për t’u martuar. Dyshja, të cilët vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ende nuk kanë bërë një deklaratë për këtë temë.

Lidhja e Demet Özdemir dhe Oğuzhan Koç u bë e ditur për mediat në ditët e para të vitit 2021. Marrëdhënia e tyre e dashurisë “u dokumentua” nëpërmjet disa fotove të dyshes teksa ndodheshin me pushime natën e ndërrimit të viteve.

Oğuzhan Koç e bëri publike lidhje me Ozdemirin në muajin Janar duke thënë “Jemi në prag të një procesi të bukur”. Pasi Koçi deklaroi dashurinë e tij, dyshja e bënë publike lidhjen e tyre dhe në rrjetet sociale./tvklan.al

/tvklan.al