Marshimi i Utah Jazz në En Bi Ejn amerikan nuk ndalet. Falë punës së dy yjeve të saj, Mitshwll e Gobert që shënuan 39 pikë në total dhe i dhanë fitoren 118-96 përballë Filadelfias. Me këtë fitore, Utah dërgon në gjashtë numrin e fitoreve të njëpasnjëshme, teksa konsolidon vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit që gjendet pas Golden Stejt dhe Feniks. Nga ana tjetër, seria e rezultateve pozitive radhazi nga Filadelfias ndalet në tre. Në këtë mënyrë, ata zbresin në vendin e shtatë në Konferencën Lindore.

Memfis bën surprizën ndaj Los Anxhelos Lejkërs, pavarësisht tribëll-dabëllit të 100 në karrierë të shënuar nga LeBron Xhejms. Grizëll arritën të triumfonin me shifrat 108-95, me diferencën në parket që u bë nga dyshja e saj, Xhekson dhe Bajn, autorë të 48 pikëve. Sa i përket, LeBron Xhejms ai shënoi 20 pikë, 10 rebaund e 11 asiste. Vetëm katër lojtarë të tjerë në historinë e NBA arritën këtë statistikë të pabesueshme gjatë karrierës së tyre.

Për Denver nuk mjaftoi një super Nikola Jokic për të shmangur humbjen ndaj San Antonio Spwrs që fitoi 123-111. Basketbollisti serb regjistroi një tribëll-dabëll personal, 22 pikë, 13 rebaund dhe 10 asiste, që iu bashkua 25 pikëve të Gordon, më i miri në parket. Denver vihet pas Lejkërs në vendin e 8-të në Perëndim në zonën play-off.

Klan News