Ylli argjentinas realizoi dygolësh në fitoren 5-0 që PSG mori kunder Clermont në sfidën e parë në Ligue 1

Paris St Germain e nisi me goleadë sezonin e ri në Ligue 1, duke mundur 5-0 Klermont në transfertë. Në fushë u dallua Leo Mesi që dhuroi spektakël, e po ashtu edhe braziliani Nejmar.

Ylli i verdhejeshilëve zhbllokoi rezultatin në minutën e nëntë, pas një pasimi të argjentinasit. Në vazhdim radha ishte e Hakimit për të shënuar, e 7 mintua nga fundi i pjesës së parë realizoi Markuinjos. Në pjesën e dytë, e gjithë vëmendja ishte te Mesi.

Në të 80, ai realizoi rrjetën e katërt, e gjashtë mintua më pas shënoi një gol mjaft të bukur me roveshatë, që mori duartrokitjet e tifozëve.

Edhe Monako e nisi me fitore vitin e ri futbollistik, duke mundur Strazburgun në transfertë 2-1. Golat për ekipin nga princiapta u realizuan nga Diata dhe Diop, ndërsa për vendasit shënoi Dialo.

Klan News