Trajneri i PSG i pakënaqur me merkaton

Pavarësisht fitores që ishte e denjë për një sfidë tenisi të Roland Garros, Thomas Tuchel nuk është i kënaqur me lojtarët që ka te Paris Saint Germain. Parisienët triumfuan 6 – 1 ndaj Angers në takimin e kampionatit, por trajneri ka qenë kundër merkatos së bërë nga klubi dhe këtë ia ka thënë edhe gazetarëve në një bisedë me ta. Kjo sjellje nuk është pritur mirë nga drejtori sportiv Leonardo, i cili iu kundërgjigj Tuchel.

“Deklaratat e fundit të trajnerit nuk janë pritur mirë si nga klubi dhe nga unë. Nëse dikush nuk është i kënaqur le të flasim. Nëse vendos të qëndrosh, atëhere duhet të respektosh politikat sportive dhe rregullat e klubit”.

Nën drejtimin e Thomas Tuchel, Paris Saint-Germain mbërriti për herë të parë në finalen e Champions League, por pa arritur të marrë trofeun përballë Bayern Munchen.

Tv Klan