Komisioni i Ligjeve që është komision përgjegjës ka miratuar vetëm me votat e shumicës ndryshimet në ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, ku është e përcaktuar dhe referenca për pagat e tyre.
Socialistët propozojnë që paga referuese për magjistratët të jetë ajo e Presidentit të Republikës dhe koeficienti nga 0.36 e kësaj page që llogaritet aktualisht të rritet në 0.38, ndërkohë që është e përcaktuar dhe indeksimi dhe shtesa të tjera me nivele.
Por edhe këtyre propozimeve vetë shumica u bëri amendime në mbledhjen e sotme.
Me kërkesë të demokratëve, në komision u dëgjuan dhe të gjitha institucionet e sistemit të drejtësisë që, pavarësisht formës që zgjodhën për t’u shprehur, në thelb e kundërshtuan në unison këtë rritje që është larg, sipas tyre, asaj që ata kërkojnë dhe paralajmëruan se do t’i drejtohen sërish Gjykatës Kushtetueses nëse nuk marrin aq sa kërkojnë.
Edhe demokratët që votuan kundër mendojnë se ndryshimet nuk respektojnë me vendimin detyrues të Gjykatës Kushtetuese, por socialistët argumentuan përse masa e rritjes është e shëndetshme dhe për buxhetin e shtetit.
Propozimi i socialistëve do të votohet në seancën e të enjtes.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 