Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro është liruar nga burgu. Ai la qelinë më 12 gusht pasi shkoi dy dënimet e dhëna nga Gjykata e Posaçme.
Goro u gjet fajtor për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe mosdeklarimit të pasurisë dhe u dënua në total 3 vite burg, ku pjesën më të madhe i shërbeu në paraburgim.
Goro u arrestua më 23 mars të 2024, tek sa gjatë hetimit dhe gjykimit në Gjykatën e Posaçme kërkoi pafajësi.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
