Ish-presidenti i egjiptit Honsi Mubarak është lenë i lirë të kthehet në shtëpinë e tij në lagjen Heliopolis të Kajros.

Gjashtë vjet pasi u burgos, i akuzuar për vrasjet e protestuesve të sheshit Tahrir, Mubarak e gjen veten sërish të lirë, ndërkohë që presidenti që e pasoi, Morsi, qëndron pas hekurave i dënuar me burgim të përjetshëm.

Mubarak,u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2012, për vrasjet e protestuesve. Një vit më vonë ai u transferua në spitalin e burgut për shkak të gjendjes shëndetësore.

Më pas, në vitin 2015, nje gjykate vendosi qe nuk kishte prova te mjaftueshme për dënimin e tij dhe përfundimisht ish-presidenti 88-vjeçar u la i lirë nga drejtësia egjiptiane sot.

Qeveria e gjeneralit el-Sisi priti dy vjet për të lenë të lirë Mubarak, që nga koha qe gjykata vendosi se s’ka prova për fajësinë e tij, për shkak te frikës nga reagimi i opinionit. Rreth 800 njerëz mendohet se u vranë gjate protestave 18-ditore në janar-shkurt 2011 që çuan në rrëzimin e Mubarak. 

Tv Klan