Udhëtonte në makinë me një të kërkuar nga policia
Shoqërimi i Endrit Dokles, një personazh i njohur për drejtësinë si ish-anëtari i Bandës së Durrësit në ambientet e Policisë së Tiranës, zgjati vetëm disa orë.
Së bashku me Gentian Reçin me të cilin ka lidhje familjare dhe Fation Muratin ata po qarkullonin në të njëjtin automjet, kur forcat “Shqiponja” u bënë shenjë për të ndaluar në kuadër të kontrolleve blic për arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim. Në njoftim thuhet se ndalimi u bë pas informacioneve të marra më herët.
Pas verifikimeve procedurë që u kryen, Dokle u la i lirë mëngjesin e sotëm bashkë Gentian Reçin. Ndërkohë policia vuri në pranga Fatjon Muratin. 32 vjeçari rezultonte të ishte një i shpallur në kërkim prej korrikut të këtij viti kur në Tiranë u zbulua një bazë ilegale armësh. Murati, sipas policisë, është poseduesi i këtij arsenali që shihni në pamje.
Fillimisht u arrestua 25-vjeçari Kristjan Gjini që i kishte në ruajtje në dy ambiente të ndara. Në njoftimin e saj zyrtar policia thotë se edhe Murati është posedues i armëve bashkë me 25-vjeçarin e arrestuar në atë kohë.
32-vjeçari Fatjon Murati është person me precedentë edhe në Itali. Më herët ai është kërkuar për t’u marrë në pyetje edhe në lidhje me një vrasjen e 3-fishtë që ndodhi në Fushë Krujë verën e këtij viti.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 