Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën me 27 futbollistë për dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve, ndaj Izraelit dhe Republikës së Irlandës.

Dardanët fillimisht do të përballen me Izraelin më 14 nëntor në Prishtinë, ndërsa tri ditë më vonë do të luajnë në udhëtim ndaj Irlandës, në Dublin.

Risia në këtë grumbullim janë tre prurjet e reja: Lindrit Kamberi, Bleon Kurtulus dhe Enis Rexhepi.

Kamberi është mbrojtës i FC Zurichut, ku këtë sezon ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, ndërsa më parë ka përfaqësuar grupmoshat e Zvicrës.

Kurtulus, vetëm 19-vjeçar, është mbrojtës i Malmos në Suedi, ku u transferua këtë vit nga Halmstads BK.

Ndërkaq, Enis Rexhepi është sulmues i akademisë së Stuttgartit, i cili më parë ka luajtur për grupmoshat e Shqipërisë, por tashmë ka zgjedhur ta përfaqësojë Kosovën.

Kosova ndodhet në vendin e dytë me pikë të barabarta me Irlandën, teksa Austria mban kreun e grupit. Dy përballjet do të jenë vendimtare për dardanët.

Klan News

/tvklan.al