Nuk është hera e parë që shohin këngëtarë me famë botërore që rrëzohen në skenë për shkaqe të ndryshme.

Kjo i ka ndodhur edhe artistit, njëherësh anëtarit të jurisë së American Idol, Luke Bryan gjatë  koncertit të tij në Vancouver që u mbajt gjatë fundjavës.

Bryan po ecte nëpër skenë kur rrëshqiti dhe shkak u bë një celular që ishte hedhur në skenë.

Një trend shqetësues e gjithnjë në rritje ku fansat u hedhin sende këngëtarëve gjatë performanave  së tyre.

“Prisni! A e ka kapi dikush këtë momentin?” pyeti të pranishmit ylli i muzikës i cili mbante ende në dorë celularin që shkaktoi incidentin.

Ai ia dha telefonin një fansi të panjohur. “Është në rregull,” i tha ai fansit përpara se të shtonte me shaka: “Avokati im do të telefonojë.”

Bryan ndodhet në Kanada për shkak të turneut të tij Mind of a Country Boy.

Tv Klan