Aktivistët e klimës së organizatës ‘Just Stop Oil’ kanë hedhur bojë mbi avionët privatë në aeroportin Stansted ku ndodhet avioni i Taylor Swift.

Kjo e fundit shpesh është kritikuar për fluturime të ndryshme të cilat shpesh edhe kanë qënë shumë të shkurtra dhe ka dëmtuar mjedisin për shkak të emetimeve të karbonit.

‘Just Stop Oil’ mori përgjejgjësinë për aktin dhe u shpreh se po kërkonte një traktat urgjent për t’i dhënë fund lëndëve fosile deri në vitin 2030.

Një zëdhënës i aeroportit tha se protestuesit kishin hyrë në zonën e aeroportit privat, larg pistës dhe terminalit kryesor të pasagjerëve.

Ky aeroport i cili ndodhet 50 kilometra në verilindje të Londrës qendrore, është aeroporti i tretë më i ngarkuar i qytetit dhe përdoret shpesh nga zyrtarë qeveritarë dhe liderë botërorë që vizitojnë, përfshirë presidentin amerikan Joe Biden.

‘Just Stop Oil’ është një nga grupet e shumta mjedisore në Evropë që ka marrë vëmendje për veprimet e tyre si ndërprerjen e ngjarjeve sportive, hedhja e ushqimi mbi veprat e famshme të artit si mënyrë për për të tërhequr vëmendjen ndaj ngrohjes globale.

Klan News