Këngëtari i famshëm, Justin Timberlake është arrestuar në New York për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur. Ylli i popit është arrestuar dhe akuzuar zyrtarisht mëngjesin e së martës.

Timberlake ishte në një fshat të pasur të quajtur Sag Harbor pas mesnate kur policët i bënë shenjë që të ndalonte makinën e tij tip BMW. Në dokumente thuhet se kur oficerët e ndaluan atë, sytë e Timberlake ishin “të kuq flakë” dhe i ndjehej nga larg era e alkoolit.

Zyra e Prokurorit të Qarkut tha se këngëtari u lirua pa kusht pasi u akuzua zyrtarisht. Ai do të paraqitet në gjykatën e Sag Harbor më 26 Korrik.

Në New York, dënimet për akuzat që lidhen me drejtimin e mjetit në gjendje të dehur përfshijnë deri në një vit burg, një gjobë prej 1000 Dollarësh dhe pezullimin e patentës së shoferit për të paktën gjashtë muaj.

Timberlake ishte planifikuar të performonte dy shfaqje në Çikago këtë fundjavë, e ndjekur nga një shfaqje në Madison Square Garden të New Yorkut të martën e ardhshme, por nuk dihet akoma nëse do të zhvillohen./tvklan.al