Sjell kokainë nga Amerika Latine në Europë

Kriminaliteti shqiptar nuk është më një vartës i mafias italiane, por është kthyer në një bashkëpunëtor.  Mafia shqiptare, thonë zyrtaret e antimafias italiane, konkurron organizatën e njohur “Ndagheta”-s për trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Europë dhe bashkëpunon me të.

Në një dokumentar 40 minuta, televizioni publik italian Rai, hedh dritë mbi metamorfozën e mafias shqiptare në trafikun e kokainës dhe prodhimin e trafikun e kanabisit në Shqipëri.

Nicola Gratteri, kryeprokuror i Catanzaro-s : Vjen edhe kokaina. Sot organizatat shqiptare që shkojnë në Amerikën Latine, blejnë kokainës dhe e sjellin në Europë. Ne i shohim shqiptarët në tregti me Ndranghetan në trafikun e kokainës. Ne i shohim shqiptarët në Kolumbi bashkë me Ndranghetën.

Lidhjet e mafias shqiptare janë kudo, shpjegon koloneli i karabinierëve italianë Massimiliano D’Angelantionio.

Massimiliano D’Angelantionio, Kolonel i Njësisë ROS: Është një strukturë që punon paralelisht me ato autoktone italiane, edhe në tregun italian. Tregu i drogës në qytetet e mëdha nuk ushqehet vetëm nga Ndrangheta për sa i përket kokainës, por edhe nga këto mafie etnike që janë në gjendje të importojnë në Shqipëri sasi të mëdha lëndësh narkotike.

Pas një jete të kaluar në luftën kundër Santa Korona Unitas, Prokurori Francesco Mandoi, jeton tashmë në Tiranë, ku shërben si ndërlidhës hetimesh me Italisë dhe Shqipërisë. Ai thotë se gjatë proceseve hetimore, ka pasur mundësinë të shohë se si realiteti e tejkalon fantazinë. Rrëfen se në vitin 2001, mafia shqiptare kishte nisur bisedimet për blerjen e një mini nëndetëseje për transportimin e 1400 kg kokaine nga Amerika Latine në ish-bazën ushtarake të Porto Palermos.

Për kryeprokurorin e Katanzaros, Nikola Grateri mafia shqiptare duhet të luftohet aty ku i ka rrënjët, në Shqipëri.

Dokumentari nxjerr në pah gjithashtu trafikun e heroinës të ardhur nga Lindja e Mesme, për të cilin prokurorët italianë thonë se mafia shqiptare ka eksluzivitetin.

Pavarësisht luftës ndaj mbjelljes së marijuanës dhe shkatërrimit të Lazaratit, oficerët e Guardia di Finanzas në vendin tonë, thonë se kultivimi eshte shtuar kete vit ne krahasim me një vit më parç, siç e tregon monitorimi nga ajri.

Kjo ngjyrë është një tregues thuajse i sigurt i prezencës së kanabisit. Analiza e terrenit na tregon se ka disa parcela.

Të paktën 1/3 e Shqipërisë është e mbjellë me kanabis, që është i modifikuar gjenentikisht dhe është shumë herë më rezistent se ai i viteve të shkuara. Verën e shkuar sekuestruam 9 ton në kanalin e Otrantos, në një ngarkesë të vetme”.

Prokurorët e antimafias italiane thonë se korrupsioni, veçanërisht ai në sistemin e drejtësisë, po e bën mafian shqiptare edhe më të fuqishme, pasi ajo nuk po luftohet si duhet në Shqipëri.

“Problemi i korrupsionit, edhe në sistemin e drejtësisë, është i rrezikshëm. Nëse askush nuk lufton këto organizata shqiptare në Shqipëri, këta mafiozë bëhen të gjithëpushtetshëm, bëhen të pasur, kanë mbrojtje në të gjitha nivele. Kështu arrijnë të zgjerohen, të hyjnë në Evropë, sidomos në Itali dhe në Holandë. Unë mendoj se në luftën kundër këtyre organizatave, përveç se të mendojmë për Ndranghetën, ne duhet të fillojmë të mendojmë për Shqipërinë”.

Prokurorët e antimafias italiane thonë se tashme disa trafikantë italiane janë zhvendosur në Shqipëri, për shkak se kërkohen në vendin e tyre dhe i drejtojnë operacione që këtu. Afro 20 italianë të kërkuar nga drejtësia fqinje janë kapur vetëm në dy muajt e parë të këtij viti me qëllim ekstradimin.

Tv Klan