Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në Fier-shegan të Lushnjes.

Gazetarja Anila Sefa raporton se një makinë është përplasur me një motor. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.

Në vendin e ngjarjes mësohet se ka shkuar ambulanca, për të transportuar drejt spitalit të plagosurin./tvklan.al