Legjenda amerikane e basketbollit bleu një veturë të re që arrin deri në 500 km/h

Michael Jordan nuk shqetësohet në mes të debatit se cili është basketbollisti më i mirë në histori. Gjashtë herë fituesi i NBA me Chicago Bulls u është përgjigjur fjalëve duke blerë një nga makinat më speciale dhe më të shpejta në botë, që mund të arrijë një shpejtësi deri në 500 km për orë.

Makina është një Hennessey F5 Roadster, kabriole me 1842 kuaj fuqi, nga të cilat janë prodhuar vetëm 30 njësi. Ikona e basketbollit ka shpenzuar rreth 2,780,000 euro për të blerë mjetin. Në botë janë prodhuar vetëm 30 modele të kësaj makine, e një prej tyre zotërohet nga legjenda e Bulls.

Makina, është e dyta më e shtrenjtë në botë pas Bugatti Mistral, dhe arrin 100 km për orë në më pak se 3 sekonda dhe është e aftë që të kapë 400 km për orë në 15.5 sekonda.

Të shumtë janë sportistët të cilët kanë pasion makinat e shpejta. Por me blerjen e fundit, Xhordan ka garazhin më të shtrenjtë në botë. Legjenda e basketbollit ndërthur shijen e tij për klasiken dhe modernen.

Kështu, ai ka në zotërim një Ferrari Fioriano të gjeneratës së fundit, një Ferrari 512 TR, një Bugatti Veiron, një McLaren SLR 722, një Bentley Continental GT si edhe një Chevrolet Corvette të vitit 1984.

Klan News