Automobilizmi u bë bashkë me historinë dhe trashëgiminë kulturore në Gjirokastër.

Në rrugët e kalldrëmta ndaluan këto makina retro.

Mjetet kishin ardhur nga vende të ndryshme ndërsa këtë herë pjesë e ekuipazhit ishin edhe shqiptarë. Pas qytetit të gurtë, makinat e vjetra do të udhëtojnë edhe drejt Tiranës.

Këto makina tërhoqën vëmendjen edhe të vizitorëve dhe turistëve të huaj.

Kjo nuk është hera e parë që Gjirokastra kthehet në një skenë të hapur për ekspozimin e makinave retro.

Aktivitete të tilla ndikojnë në zhvillimin e turizmit ndërsa krijojnë një atmosferë të veçantë në pazarin e qytetit.

Klan News

/tvklan.al