Dy futbollistë të Kombëtares shqiptare, Rey Manaj dhe Klisman Cake, kanë marrë vlerësime pozitive në kampionatet ku aktivizohen, duke u përfshirë në formacionet më të mira të javës në kampionatet respektive.

Në prag të grumbullimit të kuqezinjve për ndeshjet e radhës, sulmuesi i Sivassporit në Kategorinë e Parë në Turqi dhe mbrojtësi i Akhmat Groznit në Superligën ruse kanë spikatur me paraqitjet e tyre, duke marrë të njëjtën notë nga platforma e specializuar “Sofascore”.

Rey Manaj ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën ndaj Vanspor, ku pavarësisht golit të tij, Sivasspor u mposht me rezultatin 3-1.

Performanca e sulmuesit shqiptar është vlerësuar me notën 7.9, duke i siguruar një vend në formacionin më të mirë të javës në Ligën e Parë turke.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe Klisman Cake.

Mbrojtësi i Akhmat Groznit është përfshirë në formacionin e javës në kampionatin elitar rus, duke u vlerësuar gjithashtu me notën 7.9 nga “Sofascore”.

Paraqitjet e dy futbollistëve përbëjnë sinjale pozitive për Kombëtaren shqiptare dhe trajnerin Rolando Maran, i cili do t’i ketë në dispozicion për dy sfidat e Ligës së Kombeve.

Shqipëria do të përballet fillimisht me Finlandën më 12 nëntor, ndërsa më 15 nëntor do të luajë kundër Bjellorusisë.

Forma e mirë e Manajt dhe Cake është një lajm pozitiv për stafin teknik, që synon të marrë maksimumin nga lojtarët e grumbulluar në këto dy përballje të rëndësishme.

Klan News

/tvklan.al