Manastirliu: Në vend 1600 shtretër ne total për përballimin e epidemisë

Spitali rajonal i Elbasanit po bëhet gati për tu hapur si spital COVID. Ministrja e  shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se ish godina e vjetër të patologjisë me 81 shtretër po transformohet për tu kthyer në pavion COVID.

Me investimin në linjat e oksigjenit, me personel të dedikuar, infeksionistë, pneumologë dhe infermierë të trajnuar. Edhe terapia intensive është pajisur me respiratorë, ventilator dhe të gjithë setin e nevojshëm për këtë shërbim”, tha Manastirliu.

Mbi 600 shtretër do të vihen në funksion me hapjen e 5 spitaleve të para në Elbasan, Shkodër, Vlorë, Durrës dhe Korçë. Sipas skenarëve të Ministrisë së Shëndetësisë 1600 shtretër bashkë me pajisjet e nevojshme janë parashikuar për të përballuar fazën e epidemisë në dimër.

Tv Klan