Kombëtarja shqiptare është stërvitur këtë të enjte në Çezena, teksa trajneri Ronaldo Maran po projekton disa ndryshime në formacion për sfidën e radhës në Ligën e Kombeve kundër Finlandës.

Grupi i futbollistëve është i plotë dhe lajmi i mirë është rikthimi në grup i Klisman Cakes, një alternativë për prapavijën.

Maran duket se do t’i besojë sërish eksperiencës së Etrit Berishës në kuadrat, ndërsa në mbrojtje pritet të rikthehet Elseid Hysaj në vend të Sinës për të formuar treshen me Ismajlin dhe Gjimshitin.

Në repartet e tjera pritet të ketë balotazhe mes disa lojtarëve, ku Pilo shihet si favorit në krahasim me Mitajn për krahun e majtë dhe Uzuni me Seferin do të jenë në sfidë me njëri-tjetrin deri në momentin e fundit.

Asllani do të rikonfirmohet në mesfushë dhe Ramadani i freskët nga pushimi me San Marinon mund t’i marrë vendin Shehut.

Edhe Arbër Hoxha duket më favorit ndaj Mehmetit, ndërsa Muçi dhe Manaj mund të konfirmohen në repartin e avancuar.

Kombëtarja do të udhëtojë sot pasdite drejt Helsinkit, aty ku do të kryejë edhe stërvitjen e fundit zyrtare të premten në stadium.

Kuqezinjtë do të përballen të shtunën në orën 15:00 me Finlandën, ndërsa të martën do të mbyllet cikli i parë i ndeshjeve në Ligën e Kombeve. Sfidat do të transmetohen në TV Klan. 

/tvklan.al