Tifozët e Chelseat janë zemëruar nga deklarata e bërë nga trajneri Enzo Maresca pas humbjes në raundin e katërt të Fa Cup kundër Brighton me rezultatin 2-1.

Blutë e Londrës nuk e fitojnë këtë trofe që nga viti 2018, e kjo gjë fansat i shqetëson.

“Nëse ka diçka të mirë pas një humbjeje, është se tani ne mund të përqëndrohemi në Premier Ligë dhe në Ligën e Konferencës. Tifozët kanë të drejtë! Unë u rrita duke parë Chelsea që të fitonte ndeshje dhe kompeticione, por ky ekip nuk është njësoj si ai i mëparshmi. Arsyeja përse e thashë është se ne nuk jemi gati që të garojmë në 4 kompeticione në një vit futbollistik”, u shpreh Maresca.

Për tifozët e Chelsea, tekniku është përgjegjës për ecurinë e ekipit, ndërsa jo të paktë janë ata që e kritikojnë sepse i mungon mentaliteti fitues.

Por Maresca është besimplotë se skuadra do të rikthehet në origjinë dhe do të konkurrojë me klubet më me emër për të fituar tituj e për të arritur suksese të mëdha.

Klan News