Të mërkurën Shqipëria do të përballet me Kroacinë pas humbjes 2 me 1 ndaj Italisë. Kuqezinjtë do të kërkojnë fitoren ndaj kroatëve.

Mbrojtësi i majtë i Kombëtares, Mario Mitaj, në konferencën për shtyp sot nga Gjermania, u pyet nga gazetari i Tv Klan Alban Xhihani se cili mund të jetë heroi i Shqipërisë në sfidën me Kroacinë.

Mitaj tregoi edhe emrin se nga cili futbollist shqiptar duhet të bëjnë kujdes kroatët.

Alban Xhihani: Mendoj se shqiptarët janë në kërkim të një heroi. Kush mund të jetë një hero një ndeshjen kundër Kroacisë?

Mario Mitaj: Të gjithë lojtarët mundohen të luftojnë dhe të luajnë sa më mirë për kombëtaren. Kemi lojtarë si Broja që ka cilësitë dhe si Asani që ka gjuajtje super të mirë, por jemi një skuadër, jemi shtet i vogël dhe duhet të mundohemi të gjithë sa më mirë ta çojmë kombëtaren sa më lart. Një lojtar që mund të bëjë shumë dëm, mund të jetë Broja.

/tvklan.al