Çiftet që po përgatiteshin prej kohësh për të kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë, panë planet e tyre për një dasmë “perfekte” të shkatërrohen për shkak të koronavirusit.

Por Eliana Amrami dhe Elliot Birn vendosën të mos e shtynin dasmën. Ata organizuan një festë të vogël në oborrin e shtëpisë së prindërve, me zbukurime të blera online.

Në dasmën e tyre ishin të pranishëm vetëm familjarët, ndërsa shoqëria dhe të afërmit e tjerë mundën ta ndiqnin ceremoninë drejtpërdrejtë në Youtube dhe Zoom.

Nusja u shpreh: “Para dasmës isha shumë e trishtuar, nuk mund ta besoja. Por tani nuk pendohem aspak. Ishte shumë më mirë se sa e kisha imagjinuar”.

Gjithashtu një çift tjetër vendosi të martohej pavarësisht planeve të shkuara dëm dhe situatës së shkaktuar nga koronavirusi.

Isobel dhe Ian kurorëzuan dashurinë e tyre në një dhomë të vogël të ambientit që kishin rezervuar më parë, me familjarët më të afërt, ndërsa gjyshërit e ndiqnin ceremoninë në FaceTime. /tvklan.al