Newcastle mban ende gjallë shpresat për një kualifikim në Kupat e Europës në fund të sezonit. Skuadra bardhezi arriti të fitojë duelin direkt 4-0 ndaj Tottenham për të ngushtuar në 10 pikë distancat me londinezët. Një fitore komode për “qymyrxhinjtë”, të cilët shënuan nga dy gola për çdo pjesë. Isak ishte vendimtar me një dopietë personale në këtë takim, teksa llogaritë u mbyllën me realizimet e Gordon dhe mbrojtësi Shar.

Fitorja e dytë radhazi dhe e treta në 4 sfidat e fundit për Newcastle, që matematikisht është në lojë për një biletë Europiane përmes kampionatit. Kur kanë mbetur edhe 6 ndeshje deri në fund, Newcastle gjendet në kuotën e 50 pikëve. Pavarësisht kësaj humbje edhe Tottenham mbetet në lojë për biletën e fundit që të dërgon në Ligën e Kampionëve, pasi ka pikë të njëjta 60 me Aston Vijën.

Klan News