Sulmuesi francez Kylian Mbappe tha se transferimi i tij te Real Madridi është “një ëndërr e bërë realitet”

Ai theksoi se nuk u largua nga PSG i pakënaqur.

Kapiteni i Francës ka firmosur për pesë sezone me “Galaktikët”.

Kylian Mbappe, sulmues: Është zyrtare, unë do të jem lojtar i Realit për pesë sezonet e ardhshme! Është një kënaqësi e pamasë, një ëndërr e realizuar, ka shumë emocione! Jam shumë i lumtur, ndihem i lirë, i lehtësuar, jashtëzakonisht krenar që jam futur në një klub që gjithmonë kam ëndërruar t’i bashkohem. Faleminderit shumë, është e vërtetë që jam shumë i emocionuar që arrij në këtë klub të madh, një nga më të mirët në botë!  Po bëhem pjesë e tyre me shumë përulësi.

“Los Blancos” konfirmuan të hënën se Mbappe kishte nënshkruar me ta si futbollist i lirë.

Me parisienët, 25-vjeçari, ka shënuar 256 gola në 308 paraqitje, ndërsa te madrilenët do të përfitojë 15 milionë euro neto në sezon. Por pagesa e tij vjetore do të rritet në mënyrë progresive, derisa sa ai të paguhet 20 milionë euro.

Për më tepër që ‘galaktikët’ do t’i japin një bonus mirëseardhjeje me vlerë 125 mln euro.

“Los Blancos” i bënë dhuratë vetes fituesin e botërorit 2018, dy ditë pasi ngriten trofeun e Ligës s Kampioneve.

Ndërkohë që këtë sezon e mbyllën me dopietë titujsh, pasi triumfuan edhe në La Liga.

Reali e ndiqte prej kohësh Mbappe-në, ndërsa kishte tentuar që ta bënte pjesë të ekipit në 2022, por transferimi nuk u realizua.

Klan News