El Clasico edhe kur është një miqësore vere dhuron spektakël. Barcelona fitoi me rezultatin 2 – 1 takimin e zhvilluar në Nju Xhersi. Përballjen e vendosi Pau Victor, i cili këtë sezon do të jetë pjesë e Barcelonës, që e bleu verën e kaluar nga Girona, por e la në huazim.

22-vjeçari që ka kushtuar më pak se 3 milion Euro, realizoi të dy golat. Të parin e realizoi në minutën e 42’ duke shfrytëzuar pasimin e Lewandoëski. I dyti në të 54’ me asist të Alex Valle, 20-vjeçari i kthyer pas huazimit te Levante. Goli i vetëm i madrilenëve u realizua me kombinimin e dy 19-vjeçarëve.

Turku Arda Guller dha pasimin për argjentinasin Nico Paz, i cili shënoi i pashqetësuar në zonë. Të dy trajnerët Flick dhe Ancelotti i dhanë mundësinë shumë lojtarëve të aktivizoheshin në këtë miqësore. Për takimin e parë zyrtar duhet pritur 27 Tetori ku Real Madrid do të presë Barcelona në Santiago Bernabeu.

Tv Klan