Manastirliu: 37 mijë doza janë duke u shpërndarë në të gjithë vendin

Shumë qytetarë të cilët janë pjesë e grupeve që e përfitojnë falas vaksinën e gripit sezonale nuk kanë mundur ta bëjnë ende.

Shefja e Departamentit të Epidemilogjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, prof.Silva Bino, tha se brenda Nëntorit do të bëhet shpërndarja e mijëra dozave të tjera në qendrat shëndetësore të vendit.

“Po vijojmë me vaksinimin e grupeve të riskuara. Siç e kemi thënë janë të gjithë personat me sëmundje kronikë, personat mbi 65 vjeç, personat me dëmtime të imunitetit, pavarësisht moshës që ata kanë. Pas administrimit të 100 mijë dozave të para, 37 mijë doza janë duke u shpërndarë në të gjithë vendin, ndërkohë janë në proces dhe vijnë brenda Nëntorit pjesa tjetër prej 230 mijë dozash vaksina”.

Ndërsa ministrja Manastirliu tha se me buxhetin e ri do të rimbursohet trajtimi i pacientëve me covid në banesë.

Klan Plus