Fundjavë Ndryshe udhëtoi dje drejt Shkodrës dhe Lezhës, të cilat prej pesë ditësh ndodhen nën pushtetin e ujit, si pasojë e rreshjeve intensive të shiut. Oboti, Dajci, Gjadëra, dhe dhjetëra fshatra kanë mbetur të izoluar, rrugët janë zhdukur nën ujë dhe qytetarët kërkojnë ndihmë. Ne dërguam pranë tyre ndihma ushqimore, veshëmbathje e batanije. Ftojmë qytetarët të solidarizohen me situatën dhe të dhurojnë kontributin e tyre për familjet në nevojë.