Zbardhet malësia e Korçës. Ftesa e parë vjen nga Dardha

Ulja e ndjeshme e temperaturave është shoqëruar gjatë mbrëmjes së të shtunës me reshje bore. Reshjet kanë përfshirë lartësitë mbi një mijë metër mbi nivelin e detit dhe kanë vazhduar për disa orë me intensitet të dobët.

Në Dardhë trashësia e borës ka qenë dy centimetra dhe gjatë orëve të mëngjesit ka pasur ngrica në disa segmente të aksit Boboshticë-Dardhë.

Në akset nacionale që lidhin Korçën me zonat e tjera të vendit qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht.

Klan Plus