Ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani ka dalë nga ambientet e SPAK pas thuajse 3 orë e gjysmë.
Në deklaratë për gazetarët ai tha se ka zbatuar në mënyrë rigoroze ligjin dhe se nuk ka asnjë lidhje me koncesionin e sterilizimit të aseteve kirurgjikale pasi në kohën që janë kryer pagesat për të, ai s’ishte më në detyrë si ministër Financash.
“Jua thashë shumë herë, të njëjtën përgjigjie kam. Nuk jam ministri që ka kryer pagesat, se kur është pranuar koncesioni unë jam larguar nga detyra. Unë nuk e di se si ma bëni lidhjen…Janë plotësuar kërkesat sipas ligjit dhe natyrshëm që do jemi dakord. Keni dijeni se legjislacioni në fuqi të dënon penalisht në rast se veproni ose jo në përputhje me ligjin?! Nëse plotësohet dokumentacioni unë jam i detyruar të zbatoj ligjin, se çfarë ndodh më pas është histori më vete, nuk jam unë më ministri që i di këto gjëra”, deklaroi ai./tvklan.al
Koncensioni i sterilizimit, ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani thirret në SPAK (Video)












Botërori 2026 