Janë mbyllur qendrat e votimit në Turqi. Që në orën 7 të mëngjesit qytetarët iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri të vendit në raundin e balotazhit.

Qendrat u hapën në 81 qarqe të vendit ndërsa qytetarë me të drejtë vote ishin mbi 64.1 milionë turq.

Procesi i votimit kaloi qetë ndërsa nuk janë shënuar incidente. Të drejtën e votës e ushtruan edhe dy kandidatët që janë në garë në këtë raund.

Presidenti aktual Rexhep Tayyip Erdogan votoi në Stamboll. Ai kërkon që të jetë kreu i shtetit edhe për 5 vjet të tjera pas 21 viteve në pushtet.

Kundërshtari i tij në balotazh, kreu i opozitës Kemal Këllëçdarollu hodhi votën e tij në Ankara ndërsa të dy kandidatët bënë thirrje për pjesëmarrje të lartë të qytetarëve në këtë proces.

Më herët kanë votuar qytetarët turq që jetojnë jashtë vendit. Sipas të dhënave të Komisionit të Zgjedhjeve, në 5 ditë votuan rreth 20 milionë turq që jetojnë jashtë vendit ndërsa këto vota do të numërohen pasi të mbyllet procesi i numërimit të votave brenda vendit.

Klan News