Ka përfunduar afati i fazës së parë të regjistrimit në Universitete. 15 mijë maturantë janë regjistruar në këtë faze. Pas zgjedhjeve te preferencave nga maturantët do të nise faza e dytë.

Tani nga data 15 Shtator bëhet aplikimi për në raundin e dytë në portalin U-Albania. Fituesit e kësaj faze shpallen brenda datës 25 Shtator. Tashmë prej vitesh është e njëjta procedure në sistem, ku ngjyra jeshile tregon shpalljen fitues të studentit përkatës, sikurse dhe 3 opsionet e tjera me ngjyrat përkatëse tregojnë se sa pranë apo larg degës preferenciale ndodhet studenti.

Shumica e universiteteve kanë kuota të lira.

Klan News