Dy persona kanë mbetur të vrarë në Bruksel të Belgjikës mbrëmjen e kësaj të hëne. Pas të shtënave, autori u largua nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në kërkim. Hetuesit thonë se po e trajtojnë ngjarjen si terrorizëm. Kryeministri belg, teksa konfirmoi se viktimat ishin suedezë, njoftoi ngritjen në nivelet më të larta të kërcënimit terrorist.
This is the Islamist terrorist who just killed at least three people in #Brussels.
— Paul Golding (@GoldingBF) October 16, 2023
‘I am a fighter for Allah. We live for our religion and we die for our religion. Your brother took revenge in the name of Muslims. I have killed 3 Swedes so far’. pic.twitter.com/3xaXPZ4Nip
Në një video të postuar në rrjetet sociale, shfaqet një person i cili flet në gjuhën arabe dhe deklaron se sulmin e ndërmori në emër të Zotit. Personi në fjalë shton se ka vrarë 3 persona.
“Jam luftëtar i Allahut. Ne jetojmë për fenë tonë dhe vdesim për fenë tonë. Vëllai juaj mori hak në emër të myslimanëve. Kam vrarë 3 suedezë deri më tani”, thotë ai në video.
Ndërkohë, në Twitter, disa përdorues kanë publikuar pamjet e sulmit, ndërsa shprehen se autori bërtiti “Allahu Akbar”.
2 të vrarë nga të shtënat në Bruksel
— RTV KLAN (@rtvklan) October 16, 2023
LEXO MË SHUMË NË https://t.co/2y86VDEVj7 pic.twitter.com/eaXcIGyfv3
Zyra federale e prokurorit tha se i ka parë pamjet, por për momentin nuk mund të konfirmojë nëse ai është autori. Si videoja më lart, ashtu sikurse videot e tjera po verifikohen nga policia, shkruan BBC.
Të shtënat ndodhën para takimit Belgjikë-Suedi që luhej mbrëmjen e sotme, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Dy viktimat mbanin veshur fanellën e kombëtares, megjithatë nuk dihet nëse ata ishin nisur për të parë ndeshjen në stadium.

Ngjarja në fjalë bëri që ndeshja Belgjikë-Suedi të ndërpritej pas pjesës së parë të lojës. Pasi u njohën me lajmin për vrasjen e dy bashkëkombësve të tyre, lojtarët suedezë nuk kanë pranuar të kthehen në fushë për pjesën e dytë të lojës (Lexo më shumë). Belgjika është e kualifikuar në Europian, ndërsa Suedia nuk ka më shpresa për të qenë pjesë e tij.

Kryeministri belg Alexander de Croo në një postim në Twitter i ofroi ngushëllimet e tij homologut suedez. “Mendimet tona shkojnë për familjet dhe miqtë e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Si partnerë të ngushtë, lufta kundër terrorizmit është e përbashkët”.
Për ngjarjen reagoi edhe presidenti francez Emmanuel Macron, i cili nga Tirana ku ndodhet për një vizitë zyrtare, tha se Brukseli ishte goditur nga një “sulm terrorist islamik”. “Europa është tronditur”, tha Macron.
Edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen shprehu ngushëllimet e saj për familjet e viktimave, ndërsa shtoi: “I shpreh mbështetjen time policisë belge për ta kapur sa më parë të dyshuarin. Së bashku qëndrojmë të bashkuar kundër terrorit”./tvklan.al












Botërori 2026 
