Ndeshja e hënës në mbrëmje për kualifikueset e Euro 2024 mes Belgjikës dhe Suedisë është braktisur në fund të pjesës së parë. Shkak u bë vrasja e dy suedezëve që mbanin veshur fanellën e kombëtares suedeze, në kryeqytetin belg të Brukselit (Lexo më shumë).
Sipas asaj që shkruajnë mediat ndërkombëtare, lojtarët e Suedisë e informuan UEFA-n gjatë pushimit të pjesës së parë, se nuk dëshironin të luanin pjesën e dytë. Ekipi belg ra dakord dhe rreth gjysmë ore më vonë ndeshja u deklarua e mbyllur. Pjesa e parë e lojës ishte mbyllur me rezultatin 1-1. Belgjika është e kualifikuar në Europian, ndërsa Suedia nuk ka më shpresa për të qenë pjesë e tij.
Të shtënat me armë ndodhën përpara nisjes së takimit, megjithatë mbetet e paqartë nëse viktimat ishin nisur për të parë ndeshjen në stadium. Zyra federale e prokurorit konfirmoi se po e trajtonin ngjarjen si terrorizëm. Kryeministri belg, teksa konfirmoi se viktimat ishin suedezë, njoftoi ngritjen në nivelet më të larta të kërcënimit terrorist.
Ndërsa media belge Sudinfo raportoi se për ngjarjen e ka marrë përgjegjësinë grupi terrorist ISIS./tvklan.al
2 të vrarë nga të shtënat në Bruksel
— RTV KLAN (@rtvklan) October 16, 2023
LEXO MË SHUMË NË https://t.co/2y86VDEVj7 pic.twitter.com/eaXcIGyfv3
????New images of the terrorist attack in Brussels, Belgium: #Bruxelles pic.twitter.com/RhS5jijJCw
— confused (@coinssglobal) October 16, 2023
This is the Islamist terrorist who just killed at least three people in #Brussels.
— Paul Golding (@GoldingBF) October 16, 2023
‘I am a fighter for Allah. We live for our religion and we die for our religion. Your brother took revenge in the name of Muslims. I have killed 3 Swedes so far’. pic.twitter.com/3xaXPZ4Nip












Botërori 2026 
